Njerëzit po e quajnë atë një ndërhyrje hyjnore.
Një burrë nga Libia, Ameur Al-Mansour Gaddafi, supozohej të hipte në një fluturim së bashku me dhjetëra pelegrinë që shkonin në Arabinë Saudite për të kryer Haxhin.
Por në momentin e fundit, ai u ndalua nga stafi në Aeroportin Ndërkombëtar Sebha, i cili ndodhet në Libinë qendrore.
Kjo për shkak të mbiemrit të tij Gaddafi, që ishte i njëjtë me atë të liderit libian Muammar Gaddafi.
Bëhet e ditur se pavarësisht lutjeve të tij të vazhdueshme, aeroplani u nis pa të.
Ndërsa familjarët dhe stafi i aeroportit i kërkuan të largohej dhe të pranonte situatën, ai qëndroi prapa.
Gaddafi tha: “Unë nuk do të lëviz nga këtu nëse nuk shkoj në Haxh”.
Menjëherë pas nisjes së aeroplanit ka ndërhyrë fati, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.
Ai u detyrua të ateronte menjëherë në pistë për shkak të një mosfunksionimi teknik që prek sistemin e tij të ajrit të kondicionuar.
Ndërsa aeroplani u ul, stafi i linjës ajrore u përpoq të lehtësonte hipjen e Gaddafit duke i kërkuar pilotit të hapte derën.
Megjithatë, piloti nuk pranoi, duke përmendur sfidat logjistike pasi motorët ishin ende në punë.
Në një kthesë të papritur të ngjarjeve, aeroplani hasi në një mosfunksionim të dytë që kërkonte një kthim tjetër urgjent.
Pas kësaj, kapiteni i fluturimit njoftoi:
“Betohem se nuk do të fluturoj më nëse Amer nuk është me ne në këtë aeroplan.”
Mes brohoritjeve dhe duartrokitjeve nga pasagjerët e tjerë, ai më në fund u lejua të hipte në fluturim, një moment që u kap në video dhe u shpërnda gjerësisht në rrjete sociale.
“Doja vetëm të shkoja në Haxh”, tha Amer më vonë.
“Dhe unë besoja se nëse do të ishte shkruar për mua, asnjë forcë nuk mund ta pengonte atë.”
Të tjera
Ekskluzive
Vrasja e Charlie Kirk, Trump-amerikanëve: Ky është një moment i errët për të gjithë ne
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka
Aktuale
Kështu përgjigjet Vjosa Osmani kur pyetet se a do të rikandidoj për presidente
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është
Aktuale
Një i lënduar nga vetaksidenti në rrugën Prishtinë – Podujevë
Një person është lënduar sot në