Egzon Azemi, asamblist i VV-së, ka bërë një status në lidhje me Besnik Mujeci, asamblist i VV-së që u arrestua në Shqipëri nën dyshimin e trafikimit të drogës. Në fakt, Azemi ka bërë një paralele të paqëndrueshme, një akuze qesharake, dhe një konkludim absolutisht banal.
Që në krye të herës duhet theksuar se Azemi duket të ketë pasur një marrëdhënie të afërt me kolegun e tij asamblist, Mujeci, aq sa të kenë edhe një fotografi para bustit të heroit Gjergj Kastrioti.
Së pari, Azemi ka bërë një krahasim në lidhje me vrasjen që ndodhi në Bon Vivant dhe drogës që dyshohet se e trafikoi asamblisti i VV-së, i cili tashmë është përjashtuar nga VV-ja.
Në fakt, nuk ka lidhje direkte në mes vrasjes në Bon Vivant dhe PDK-së. Nuk ka nxitur në vrasje PDK-ja dhe nuk mund të mbahet përgjegjës një parti për vrasjen në një lokal privat, pasi të përfshirët në rastin në Bon Vivant nuk kanë qenë pjesë e PDK-së. Ndërsa personi i arrestuar nën dyshimin për trafikim të drogës është zyrtar i VV-së, më saktësisht ishte deri në momentin e arrestimit, pasi tashmë ai është përjashtuar nga VV-ja.
Së dyti, Azemi foli edhe hipkoritët. Për më shumë, Azemi më ashpër i dënoi hipokritët se sa veprën kriminale për të cilën dyshohet Mujeci. Madje, ai u mjaftua me vetëm një fjali shablloneske, duke uruar që “drejtësia ta thotë sa më parë fjalën e vet dhe para saj secili të jap përgjegjësi.”
“Edhe vet i kam kundërshtuar akuzat politike ndaj ngjarjes në Bon Vivant. Por kur i shoh sot disa që tregohen kaq hipokrit, nuk po arrij ta besoj se në çfarë niveli bijnë vetëm ta dëmtojnë sado pak Lëvizjen.” – shkroi ai tutje.
Ndërsa Azemi shkroi edhe një togfjalësh absolutisht qesharak, që më shumë duket një tendencë për të neutralizuar kritikën. Ai shkroi se ndien keqardhje për familjen Mujeci, që “është një familje atdhetare”. Për më shumë, Azemi shprehi edhe një dilemë se familja Mujeci nuk e ka të lehtë ta përballojë këtë sfidë.
“Në këto qaste ndjej keqardhje për familjen Mujeci që është një familje atdhetare dhe sigurisht se nuk e kanë të lehtë ta përballojnë këtë sfidë. Për një gjë jam i sigurt se edhe ata do kërkojnë përgjegjësi maksimale për këtë rast.” – shkroi ai.
Në lidhje me këtë togfjalësh qesharak – pra familje atdhetare –, i reagoi edhe gazetarja e Kohës, Saranda Ramaj. Ajo shkroi se ndjen keqardhje për fëmijët që kanë përdorur drogë.
“Ne keto qaste ndjej keqardhje per familjet e te rinjeve e adoloshenteve qe behen viktima te trafikanteve te droges. Shume prej tyre fatkeqesisht nuk mund t;i rikthehen kurre me jetes normale” – shkroi Ramaj, me fjalët e sëcilës u pajtua edhe Azemi i VV-së.
Edhe aktivisti nga diaspora, Rushit Rimanishta, ka ironizuar me fjalët e Azemit të VV-së.
“M’erdh mirë masi ish i familjes patriotike.” – shkroi ai.
Edhe Visar Geci, arkitekt i njohur, e kritikoi ashpër Azemin në lidhje me shkrimin në profilin e tij e krahasimin me vrasjen në Bon Vivant.
“Jo man… duhesh me u ba i sinqert me veten maspari!…
Urani s’ka inicu vrasje! Perndryshe ish kan’ n’fllad!… K’ta nuk bon me than’ ti as mes rreshtave e as per okolla! Ti jo!…
Ata qe jon kan’ te “perfshire” as s’jon kan’ antar te naj partie e as asambleista!
Asambleistat i keni zgjedh ju me i qit’ kandidat a po? Dmth u kan’ deshira juve me pas’ sorten e tina n’mesin e juve ku mirren vendimet e votohen ligjet A jem ok deri qitu?…” – shkroi ai.
Ndryshe, Alim Rama, sekretar i VV-së, ka treguar se Mujeci është përjashtuar nga partia.
“Pas marrjes së informacionit për arrestimin e asambleistit të Komunës së Prishtinës nga radhët e subjektit tonë, Komisionin Disiplinor i LVV menjëherë ka trajtuar këtë rast.
Si rrjedhojë Komisioni Disiplinor i Lëvizjes VETËVENDOSJE! në mbledhjen të mbajtur sot me 15.08.2023 me vota unanime të 5 anëtarëve mori vendim për përjashtimin e anëtarit Besnik Mujeci nga anëtarësia dhe të gjitha strukturat e Lëvizjes VETËVENDOSJE!” – shkroi ai.