Radio Evropa e Lirë (REL) ka qëndruar sot në familjet e tre policëve të kidnapuar nga Serbia në veri të Kosovës. Në familjen e policit Beqir Sefa, raporton REL, mbizotëron heshtja, teksa familjarët presin për informacione të reja në lidhje me fatin e policit të rrëmbyer.
Një familjar tregon se krejt çfarë dinë ështe ajo që kanë raportuar mediet kosovare.
“Krejt ajo që ne dimë për familjarin tonë, është ajo që kemi dëgjuar në mediat e Kosovës.” – rrëfen një anëtar i familjes së policit Beqir Sefa për REL.
Tutje, familjari i policit Sefa tregoi se ishte mërzitur kur e mori lajmin për rrëmbimin e policit kosovar.
“Dikush është dashur të jetë atje. I ka rënë shorti familjarit tonë, atij tjetrit e atij tjetrit. Po të mos kishin qenë këta, do të kishin qenë disa të tjerë.” – tha ai.