Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Luan Aliu ka rehatuar në pozitën e “Inspektores së arsimit”, bashkëshorten e tij, Miranda Aliun.
Nga konkursi i shpallur me 5 maj 2023 nga Ministria e Punëve të Brendshme për pozitën “Inspektor i arsimit”, dolën 14 kandidatë fitues.
“Kurti s’e pranoi propozimin tonë”, thotë Borrell – paralajmëron hapat tjerë
Listës i priu bashkëshortja e deputetit Aliu, Miranda Aliu.
Pas intervistës dhe testit me shkrim, Miranda Aliu mori gjithsej 86.2 pikë, duke lënë mbrapa 13 kandidatë tjerë.
Insajderi ka kontaktuar disa herë deputetin Luan Aliun dhe bashkëshortën e tij, por të njëjtit nuk kanë qenë të qasshëm për gazetën.