Ishte duke qëndruar në shtëpi, i pa trazuar.Por, kur mediat i shkuan te shtëpia, djali i Enver Zymberit, Sokoli, kuptoi që babai nuk i jeton më.
Këta janë 21 heronjtë e Policisë së Kosovës të rënë në kryerje të detyrës (Foto)
Ani se ishte veç nëntë vjet, thotë se e përjetoi shumë keq.Ndjenjat pak a shumë të njëjta, thotë se i rikthehen kur kujton që vrasësit e babait të tij nuk janë dënuar ende. Andaj kërkon që ata të sillen para drejtësisë sa më parë.
Ani se vrasës nuk kërkojnë, dhimbja nuk e kanë aspak të lehtë as familjarët e policit Malsor Dashi, që vdiq para katër vjetëve.
Megjithatë, thonë se ngushëllohen me uniformën e policisë, kudo që e shohin.Familjarët e policëve të rënë në detyrë ishin pjesë e ceremonisë që u organizua nga policia në nderim të tyre, të martën./Botapress.info/