Familja Xhaka është duke shqyrtuar mundësinë për të ndërmarrë veprime ligjore ndaj Zana Avdiut pas deklaratave të fundit kundër Granit Xhakës.
Avdiu kishte kritikuar rëndë Xhakën duke e quajtur atë rrugaç dhe gjestin e tij e kishte quajtur të turpshëm, ndërsa nuk kishte vonuar dhe kishte reaguar edhe babai i mesfushorit zviceran, Ragip Xhaka.
Sipas të përditshmes zvicerane “Blick”, familja Xhaka është duke shqyrtuar mundësinë e veprimeve ligjore ndaj Avdiut.
“Blick” ka përgatitur një artikull sot rreth debatit të Ragip Xhakës dhe Zana Avdiut, ku kishte shpjeguar në detaje gjithë ngjarjen mes dyshes.
Xhaka ishte shpallur “Man of the match” në ndeshjen ndaj Serbisë, ndërsa veprimet e tij janë komentuar shumë kohëve të fundit.
Zvicra do të përballet sot me Portugalinë ku skuadra fituesi do të kalojë në çerekfinale të Kupës së Botës./Botapress.info/