Shkruan Indira Avdyl Hoxha:
Kanuni i Lekë Dukagjinit apo “Kushtetuta” e parë shqiptare ndër të tjerash ka rregulluar edhe statusin e familjes shqiptare te shqiptarët.
Kështu në Kapitullin Libër i Dytë – Familja në dy Nye, 7 e 8 rrefullohet statusi i familjes shqiptare sipas Kanunit të Lekë Dukagjinit.
Duhet të kemi parasysh se ekzistojnë teori e funksione të ndryshma mbi familjen, si një institucion shumë i rëndësishëm për zhvillimin njerëzor „Familja është institucion bioemocionale-socioekonomik që përbën bazën çdo shoqërie”. Aristoteli e konsideronte familjen si bërthamë të shoqërisë ndërsa i ashtuquajtur “kumbar i sociologjisë’,’ Ogys Konti, shumë shekuj pas Aristotelit, familjen e trajtoi si qelizë themelore të shoqërisë.
Për familjen. Kanuni thotë: Familja është një bashkim gjymtyrësh, të cilët jetojnë në një nje kulm të përbashkët dhe kanë për qëllim shtimin e gjindjes me anë të mar- tesës dhe mëkëmbjen e trupit, të mendjes dhe të ndijeve. Apo Familja ashtë njësia nistore e organizimit shoqëror dhe ka në themel bashkimin e disa
personave në të njëjtën shtëpi nën drejtimin e të njëjtit kryetar. Familja përbëhet prej gjindjes së shtëpisë, të cilët, duke u shtuar, krijojnë vëllazëri e gjini. Familja mund të përfshijë edhe disa familje prej atyre të kuptimit bashkëkohor. Bërthama përgjithësisht nuk i kalon tre a katër çifte, përveç bijve të vegjël, por gjenden edhe shtëpi-familje me 50-70 e më shumë anëtarë Bashkësia e disa familjeve krijon fisin, disa fise krijojnë një bajrak ose flamur.
Por, tek ne në Kosovë, familjen e kemi patriarkale që përbëhet nga burri, gruaja dhe fëmijët dhe karakterizohet nga pozita dominante e burrit në familje, e që, për mendimin tim, patriarkalizmi është më ideal se të qenit një familjr konjugale, pra kur kemi të bëjmë me raporte të barabarta ndërmjet anëtarëve të një familjeje. Edhe pse në Kosovë janë të pakta këto raporte a elemente konjugale, por unë përsonalisht e vlerësojë dhe e shoh shumë ideale që në një familje të jetë funksional patriarkalizmi.
Ekzistojnë shumë rregulla zakonore nga kjo degë e së drejtës, të cilat i përkasin gjinisë së gjakut dhe gjinisë së qumshtit, krushqisë, vëllamërksë, kumbarisë; familjes, fejesës, dasmës, martesës, marrëdhënieve ndërmjet prindërve dhe fëmijëve, adaptimi dhe kujdestarisë.
Ndër shqiptarë ekzistojnë dy lloj familjesh patriarkale: familja e madhe dhe familja e vogël. Familja e madhe përbëhet nga prindërit me dy diemtë e tyre të martuar dhe me nipërit e mbesat, që do të thotë se përbëhen nga disa gjenerata a nga disa familje të vogla. Familja e vogël kryesisht ka numër më të vogël të anëtarëve, mirëpo ka pasur raste kur kjo familje ka mundur të ketë edhe 12 anëtarë e më shumë (p.sh. prindërit me dhjetë fëmijë).
Prej produktivitetit të zhvillimit të cikleve martesore është edhe zgjerimi i farefisnisë, e që nënkupton lozën e pasardhësve, e cila krijohet si rezultat i marrëdhënieve intime në familje. Familjen e përbajnë njerëzit e shtëpisë, si të shtohen këta, ndahen në vllazni, vllaznija në gjini, gjinia në fise, fiset në flamur e të gjitha zbashkut përmblidhen në nji familje ma të hapët, e cila quhet komb, e kan nji atme (atdhe), nji gjak, nji gjuhë e doke. 130)
Familja është një grup i njerëzve të bashkuar nga lindja ose martesa, si dhe i marrëdhënieve të ngjashme, duke përfshirë bashkëjetesën, adopti-min, mbiemrin, kujdestarinë dhe pronësinë që ka familja. Familja sintetizon,
jo vetëm nocionin e lidhjes së gjakut, a të ndërvartësinë gjenetike, por, në radhë të parë është riprodukim biologjik e social. Në përgjithësi, një familja është një njësi e përbërë prej disa lloj njësie ose shtresa, tipe. Megjithatë, këto familje mund të jenë grupe shoqërore të tjera, të tilla si persona beqarë, grupe apo individë të palidhur, të pamartuar.
Familja konjugale përbëhet nga një ose më shumë nëna, ose nga një ose më shumë baballarë dhe fëmijët e tyre. Ndarja e punës i kërkon të dy gjinitë. Në rastet kur përmban një nënë dhe një baba, merr trajtën e familjes bërthamë, plus fémijët e tyre. E quajtur familje nukleare. Familja nukleare përmban në gjirin e
saj këta elementë: Nëna, babai, e bija (e lindur nga nëna, e atësuar nga babai), i biri (i lindur nga nëna i birësuar nga babai), e motra (e lindur nga e njëjta nënë dhe e atësuar nga i njëjti baba), vëllai (i lindur nga e njëjta nënë dhe i atësuar nga i njëjti baba).Të tjerë: gjyshi dhe gjyshja (nëna dhe babai i prindit), mbesa
dhe nipi (vajza dhe djali i fèmijës). Kushërinj: xhaxhai, gruaja (fëmijët e tyre).Sipas zhvillimit historik, familjen e ndajmë:
1. Familja matriarkale
2.Familja patriarkale
3.Familja monogami