Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka pritur në takim homologun e saj nga Kroacia, Gordan Grlić Radman.
Ky takim i mbyllur për media është mbajtur në zyrën e ministres së Punëve të Jashtme.Pas këtij takimi, Gërvalla dhe Radman kanë folur në konferencë para gazetarëve.
Ministrja Gërvalla ka thënë se do të vazhdojë bashkëpunimin me homologun e saj, teksa dha detaje nga takimi.
Ministri kroat ndërkaq, e falënderoi në gjuhën shqipe ministren Gërvalla, duke i thënë “Faleminderit Donika”./Botapress/