Manchester United e ka nisur me fitore 1-0 sezonin 2024/25 në Ligën Premier përballë Fulhamit në Old Trafford, falë golit të Joshua Zirkzee që shënoi në debutim.
Pas 12 minutash lojë, Amad Diallo kërkoi penallti, por që gjyqtari sinjalizoi se loja duhet të vazhdonte.
Vetëm një minutë më vonë, Kenny Tete kishte një mundësi të artë shënimi, mirëpo Andre Onana bëri ndërhyrje kruciale.
Më pas, Bruno Fernandes testoi Bernd Lenon dy herë, por gjermani bëri një pritje fantastike.
Në minutën e 53-të, Mason Mount tentoi ta befasonte Lenon, mirëpo gardiani i Fulhamit ishte sërish i vëmendshëm.
Heroi i Djajve të Kuq ishte Joshua Zirkzee, që realizoi në debutim, duke i sjell fitore me golin në minutën e 88-të.
Në xhiron e dytë, Manchester United udhëton te Brightoni, një duel aspak i lehtë në letër.



Të tjera
Aktuale
Cakolli shfaq një grafikë të ulëseve të fituara nga partitë me rezultatin aktual
Eugen Cakolli nga KDI ka treguar
Lajme
Deda pas zgjedhjeve: Balancohet skena politike, espresso 70% është veç për qytetarët
Ilir Deda, ka reaguar lidhur me
Lajme
Blushi: Kurti kishte Qeverinë donte edhe Presidentin, i humbi të dyja
Shkrimtari Ben Blushi, ka reaguar pasi