“Nuk duhet të harrojmë Ballkanin Perëndimor”. Me këto fjalë nënkryetarja e Qeverisë së Sllovenisë dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Evropiane, Tanja Fajon, iu drejtua ministrave të jashtëm të Bashkimit Evropian (BE).
“Sllovenia mbështet fillimin e negociatave të anëtarësimit në BE me Ukrainën dhe Moldavinë dhe dhënien e statusit kandidat Gjeorgjisë, por ne nuk duhet të harrojmë Ballkanin Perëndimor”, tha Fajon.
Në një intervistë për agjencinë maqedonase MIA në fillim të dhjetorit, ajo tha se ky vit është jashtëzakonisht i rëndësishëm për zgjerimin dhe se pret raporte inkurajuese në samitin e dhjetorit të BE-së.
Nw Bruksel sot po mbahet takimi i ministrave të punëve të jashtme të vendeve anëtare të BE-së dhe pesë vendeve të Partneritetit Lindor – Armenia, Azerbajxhani, Gjeorgjia, Moldavia dhe Ukraina.