Fahrije Hoti është emër i njohur në Kosovë për sakrificën e saj gjatë luftës dhe heroizmin e saj të pasluftës në Kosovë. Ajo ka përjetuar dhunën serbe, i është vrarë bashkëshorti dhe familjarët e saj të afërt nga militarët e paramilitarët serb. Por Fahrije Hoti nuk është dorëzuar. Ajo ka rindërtuar një jetë të re, me plot dhembje e sakrifica, dhe sot është është bërë simbol i rezistëncës së luftës dhe shembull i sakrificës e mbijetesës së pasluftës, shkruan Botapress.
Fahrije Hoti së fundi, përmes filmit “Zgjoi” është bërë e njhour anembanë Evropës dhe tash edhe në Amerikë. Sukseset e filmit “Zgjoi” lidhen me emrin e saj. Jeta dhe sakrifica e saj janë tema kryesore e filmit të regjisores Blerta Besholli me rolin kryesor nga aktorja Yllka Gashi. FIlmi ka marrë disa cmime ndërkombëtare në Festivalet anembanë Evropës e botës dhe së fundi ky film po shfaqet edhe në Kinemanë e njohur në Amerikë.
Filmi “Zgjoi” me personazh kryesor Fahrije Hotin së fundi është nominuar edhe për cmimin Oscar, një evniniment më prestigjioz i kinomatografisë botërore që mbahet në Hoolivod të Amerikës.
Por Fahrije Hoti, në Amerikë është pritur edhe si bashkëkombëse dhe bashkëvendase nga familja e Ramiz e Dashurie Hotit.
Asaj i është ofruar një mikpritje e ngrohtë familjare e shqiptare në restorantin “La Vista” në New York.
Restoranti “La Vista” është një vatër e njohur e mikpritjes shqiptare ku shumë mysafirë e vizitorë të njohur nga Kosova e Shqipëria gjejnë ngrohtësinë shqiptare.
Me këtë rast Fahrije Hoti ka falënderuar për këtë mikpritje, ne vecanti Dashurie Hotin, bashkëvendasen e saj nga Krusha e Madhe e cila poashtu i ka të vrarë vellaun dhe baben nga paramilitarët serbë.
Dhembja për më të dashurit dhe ngrohtësia e mikpritjes shqiptare ishin pjesë e një ndeje që u mbajt këto ditë në “Laq Vista” në Stamford, shkruan Botapress.