Fahrije Hoti do t’i bashkohet politikës, duke kandiduar për deputete në Kuvendin e Kosovës në zgjedhjet e 7 qershorit. Lajmi është bërë i ditur nga ish-Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, përmes një njoftimi në Facebook.
Sipas Osmanit, Hoti do të jetë pjesë e listës së kandidatëve për deputetë, duke përfaqësuar një figurë të fuqishme të grave dhe një histori të njohur të qëndresës dhe punës në Kosovë.
“Nëse një grua vendos të ngrihet, ajo e bën këtë për të gjithë”, është shprehur Osmani, duke e cilësuar Hotin si një grua “të fortë si guri, të pastër si loti dhe punëtore si askush tjetër”.
Ajo ka theksuar se angazhimi i Hotit në politikë lidhet me vizionin për një Kosovë ku, sipas saj, “dashuria e mund urrejtjen, integriteti dhe puna e ndershme e mundin manipulimin, dhe e vërteta e mund propagandën”.
Presidentja ka rikujtuar gjithashtu përfaqësimin ndërkombëtar të Kosovës, duke përmendur përballjet me Aleksandar Vučić në institucione si Këshilli i Sigurimit dhe Parlamenti Evropian, ku sipas saj është dëshmuar “zëri i grave që nuk heshtin”.



Të tjera
Aktuale
Kosova vendi i dytë më i varfër në Evropë, Moldavia e para
Sipas bazës së të dhënave
Lajme Opinione
Sadiku i LDK-së: Kërcënimet e Kurtit se do na çojë prap në zgjedhje janë goditje e rëndë për ekonominë dhe shtetin
Ermal Sadiku i Lidhjes Demokratike
Lajme
Incident në Eurovision, delegacionit serb i pengon flamuri i KosovëS
Një incident ka ndodhur në