Tani më shkenca ka vërtetuar se vaksinimi anti COVID, nuk të mbron nga infektimi, por krijon imunitet të nevojshëm që i infektuar ta përballoi më lehët sëmundjen dhe zvogëlon gjasën e vdekjes;
Me që qëllimi është shpëtimi nga vdekja, prioritet i Qeverisë do të duhej të ishte vaksinimi masiv i qytetarëve për të kursyer jetën e tyre. E vetmja mënyrë për t’u bërë vaksinimi masiv ka qenë decentralizimi, krijimi i më shumë qendrave të vaksinimit nëpër qytete dhe në Qendrat e Mjekësisë Familjare në fshatra.
Unë kam qenë pjesë e Qeverisë Komunale nga viti 1991 deri 1994 që është quajtur Forumi Rinor i LDK. Gjatë kësaj kohe ne kemi pasur dy procese masive të cilat i kemi realizuar në kushte okupimi.
I pari ka qenë referendumi i vitit 1991, ku ne si pjesë operative kemi arritur që ta bëjmë regjistrimin e popullsisë për një javë dhe ta organizojmë Referendumin për Pavarësinë e Kosovës;
Së dyti, zgjedhjet Parlamentare dhe Presidenciale të vitit 1992, po ashtu kemi arritur që brenda javës ta bëjmë gati këtë proces, i cili ishte më i komplikuar se procesi i tanishëm zgjedhorë, sepse ishte zonal, çdo komunë kishte shumë zona dhe materiali duhej shpërndarë i klasifikuar.
Pastaj në ato kushte kemi realizuar edhe masivizuar sportin, duke i themeluar ligat, kulturën, ku pos terash kemi themeluar manifestimin “Flaka e Janarit” informimin, ndihmat humanitare etj.
Për dallim nga tani, ne atëherë punonim pa pagesë, pa vetura zyrtare, pa kompjuter dhe pa telefona mobil. Ne atëherë përpos punës tonë vullnetare, shpenzimet si derivatet, automjetet dhe ushqimin i paguanim nga fondi i familjeve tona.
Jam i bindur që ekipi qeverisë së Forumit të Rinisë së LDK e viteve 1991-1994, procesin e vaksinimit tani do ta kishte kryer më mirë se sa Qeveria aktuale. Nuk do të kishte ndodhur që ë hidheshin mbi 100 mijë vaksina, nuk do tw ishte vdekshmëria që po ndodhë tani;
Shfrytëzoi rastin t’i përshëndes dhe përkujtoi anëtarët e palodhur të këtyre aktiviteteve: të ndjerin Nehat Ramadani, Lutfi Hazirin, Lirije Kajtazin, Zenun Pajaziti, Linda Kallaba, Agim Salihun, Naser Korça, Shpresa Demi, Naser Latifin, Milaim Hysen, Naim Behluli, Shefik Kurteshi, Ramiz Ramadain, Januz Elezi, Sabit Bekteshin, Ahmet Demirin, Sadik Berishën, Shemsedin Mustafën. Kërkoj falje për ndonjërin që e kam harruar.