Fadil Geci, vëllau i Gani Gecit, e përshkroi këtë të dytin “si shpirt të pastër” teksa foli në Gjykatën Speciale ku po dëshmon kundër krerëve të UÇK-së.
Kështu ai e përshkroi të vëllanë gjersa mundohej të arsyetonte lidhjen e tij të fortë me LDK-në dhe komunikatën 59 të UÇK-së për të cilën thotë se e ka shkruar ish-presidenti Hashim Thaçi.
Por kështu nuk mendon mbrojtja e Thaçit me në krye avokatin Luka Misetiq.
Ky i fundit, lëshoi në sallë videon e rrahjes në Kuvendin e LDK-së në nëntor të vitit 2006, ku akter kryesor ishte pikërisht Gani Geci.
Avokati madje iu drejtua Gecit duke i thënë se si ishte e mundur që të ketë shpirt të pastër dikush që ishte i dhunshëm, e për më tepër, është dënuar për vrasje.
Pjesë nga biseda:
Avokati: Personi që rri në këmbë me xhaketë është vëllau juaj apo jo?
Avokati: Është një takim i LDK-së, kështu? Ma thuaj se përse vëllezërit u bënë të dhunshëm në një takim të LDK-së, duke përfshirë Gani Gecin që ti the se është një shpirt i pastër.
Fadil Geci: Ka reaguar pastër. Mos shkatërroni gjithçka. Personi që ka shkatërruar LDK-në është Fatmir Sejdiu që ka pas marrëveshje me këta mu ba kryetar e do të marrë përgjegjësi. Ai e ka shkatërru LDK-në, zyrtare publike është qikjo e vërteta. Lutja ka qenë mani mos boni kështu. Moni mos e boni këta. Edhe u pa që u kanë dom. Ai si president ka ba gabime ka shkel Kushtetutën ka ba negociata me nda Kosovën. Ramushi e ka shpëtu mos me da Kosovën.
Avokati: Kush ishte personi që e filloi këtë punë, që e qëlloi i pari personi tjetër me karrige.
Fadil Geci: Gjysa e delegatëve prej Amerike e Europe kërkojshin mos me shkatërrue.



Të tjera
Aktuale
Netanyahu: Izraeli godet hekurudhat dhe urat e përdorura nga Irani
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, njoftoi se
Lajme
Mediat iraniane raportojnë për një zinxhir njerëzish rreth termocentralit në Tabriz pas kërcënimeve të Trump
Një zinxhir njerëzish është formuar rreth
Lajme
Humolli nga zyra e OBSh-së në Kosovë: Bota po përgatitet për një pandemi të ardhshme
Drejtoresha e Zyrës së Organizatës Botërore