Eurodeputeti gjerman, Reihnard Butikofer, i ka reaguar emisarit gjerman Manuel Sarrazin i cili ka shprehur qëndrimin e tij se s’ka nevojë për qasje të re sa i përket dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë, shkruan Express.
Butikofer ka thënë se Sarrazin e ka gabim kur flet për një gjë të tillë. Politikani gjerman që ka zë në Parlamentin Evropian ka thënë se Borell, Lajçak dhe Varhelyi e kanë humbur besueshmërinë në Kosovë.
Sipas tij, vazhdimi i procesit të negociatave sikur s’ka ndodhur asgjë e çon procesin edhe më thellë në një qorrsokak
“Gabim, Manuel Sarrazin! Ju jeni në rrugën e gabuar. Lajçak, Borrell dhe Varhelyi kanë humbur të gjithë kredibilitetin në Kosovë. Të vazhdosh me punën si zakonisht çon më thellë në një qorrsokak”, ka shkruar Butikofer./Express/