Kreu i delegacionit të Partisë Socialdemokrate të Austrisë në Parlamentin Europian, eurodeputeti Andreas Schieder, ka reaguar për masat e planifikuara të BE-së kundër Kosovës.
Ai thotë se ato janë të gabuara dhe se po injorohet fakti se provokimet erdhën nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, raporton Gazeta Express.
“Masat e njëanshme ndëshkuese ndaj Kosovës të parapara nga Komisioni i Europian janë të gabuara. Ata injorojnë atë se provokimet erdhën nga Vuçiq i Serbisë. Nuk është e pranueshme të heshtësh për Serbinë ndërkohë që vetëm Kosova bëhet përgjegjëse për de-përshkallëzimin. Një proces serioz i dialogut duhet të ndërmarrë masa të qarta ndaj Serbisë”.
BE gjatë kësaj jave ka paralajmëruar se do të komunikojë masat ndëshkuese ndaj Kosovës, të cilat blloku i ka përgatitur për shkak të mosndërmarrjes së hapave që janë kërkuar për të ulur tensionet në veri të shtetit, tha drejtori i përgjithshëm për zgjerim i Komisionit Evropian, Jan Koopman.
Ai, së bashku me të dërguarin e bllokut evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, kanë marrë pjesë në debatin në Komisionin për politikë të jashtme të Parlamentit Europian.
Gjatë këtij debati, Lajçak u ka sqaruar eurodeputetëve hapat konkretë që BE-ja u ka propozuar Kosovës dhe Serbisë për të ulur tensionet në veri të Kosovës.
Në këtë debat, shumica e deputetëve të PE-së kanë kritikuar qasjen e BE-së. Sipas tyre, vetëm Kosova po qortohet dhe ndaj saj po merren masa, ndërkohë që asnjë masë konkrete nuk është përmendur për Serbinë.
Deputetët e PE-së kërkuan që të specifikohen masat edhe ndaj Serbisë, por as Lajçak dhe as Koopman nuk i janë përgjigjur kësaj pyetjeje. Dy zyrtarët evropianë, megjithatë përsëritën disa herë se “nga të dyja palët kërkohen veprime dhe hapa konkretë”.
Lajçak u shpreh i gatshëm të ndaj detaje me deputetët evropianë për hapat që u janë kërkuar palëve për të shtensionuar situatën.
Kritikave për anshmëri dhe “përkëdhelje” të Beogradit, Lajçak iu përgjigj duke thënë se ai kryen “mandatin në mënyrë të paanshme” dhe se “kritikohem nga të dyja palët”.
“Unë jam mjaft i drejtpërdrejt në takime me ta. Por, qortimi publik dhe fajësimi do të ishte rrugë drejt katastrofës në dialog”, tha Lajçak, duke iu përgjigjur