EULEX-it i zgjatet mandati edhe për dy vjet

Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë, Kaja Kallas, ka bërë të ditur se mandati i Misionit të BE-së për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) do të zgjatet edhe për dy vite të tjera, deri në qershor të vitit 2027.

Kallas e bëri këtë njoftim gjatë një fjalimi përpara stafit të EULEX-it.

“Për të gjitha këto arsye, po e zgjasim mandatin e EULEX-it edhe për dy vite. Vlera juaj e shtuar është qartazi e dukshme për të gjithë.  EULEX-i është misioni më i madh civil CSTP dhe i vetmi që operon në Ballkan perëndimor. Kjo pasi që një Kosovë e sigurtë dhe me prosperitet është thelbësor për sigurinë e gjerë në Evropë. Dhe është tregues i vendosmërisë së BE-së për Kosovën dhe rrugën e tyre drejt anëtarësimit”, ka thënë Kallas.

Kallas ka theksuar se puna e EULEX-it ka qenë kyçe edhe në ndërtimin e besimit ndërmjet komuniteteve dhe në rikthimin e besimit të qytetarëve në institucionet e drejtësisë.

“Është kënaqësi që jam këtu në këtë ditë me diell dhe shoh vet punën e rëndësishme që po bëni. Për 17 vjet, EULEX-i ka dëshmuar vlerat në vazhdimësi. Po ndihmoni në forcimin e sigurisë, sundimin e ligjit dhe pajtimin mes komuniteteve lokale. Qoftë kjo në monitorimin ditor të zonave të ndjeshme, trajtimit të të ndaluarve në ambiente të dala nga konflikti ose në këshillimin e institucioneve të sundimit të ligjit se si tu shërbejnë në mënyrë më të mirë komunitetit. Ose në punën tuaj mjekoligjore, për të qartësuar fatin e të pagjeturve dhe të që keqbërësit të vihen para përgjegjësisë. Kjo punë është e rëndësishme në ndërtimin e besimit mes komuniteteve dhe besimin në institucione, por edhe ndihmon familjet e pikëlluara që të kthejnë një faqe, që është e rëndësishme për pajtimin.

EULEX-i ka dëshmuar kapacitetet për t’u përshtatur në rrethanat, në vitin 2018 për shembull me transferimin e përgjegjësive ekzekutive tek autoritetet lokale, që ishte një arritje e madhe, duke nënvizuar efektshmërinë e raporteve tuaja me autoritetet vendore.

Së voni, serbët u tërhoqën nga institucionet kosovare  dhe tensionet u kthyen sërish. Dhe EULEX-i sërish, me shpejtësi u përshtat, dhe dua t’u përgëzoj për punën, në veçanti për njësitë e policisë këtu në Mitrovicë, ku rendi publik ka qenë më në rrezik, si edhe në pjesë të tjera të vendit.

Incidentet e dhunshme në Zveçan dhe në Banjskë më 2023, ishin dëshmi për këtë. Dhe nuk mund të harroj punën tuaj në zgjedhjet e shkurtit. Ju siguruat që BE-ja te jetë e dukshme përgjatë gjithë Kosovës gjatë një periudhe të tensionuar, duke siguruar pjesëtarët e të gjitha komuniteteve për sigurinë e tyre. Dje fola me liderët e partive politike kryesore këtu në Kosovë dhe i inkurajova që ta shfrytëzojnë momentumin, t’i themelojnë institucionet. Mbi të gjitha, EULEX-i ka treguar se si duket bashkëpunimi i mirë me NATO-n në praktikë, duke u angazhuar bashkë”, ka shtuar Kallas.

Të tjera

Showbiz

Labi flet sërish për raportin me Serben

Labi ka folur edhe sonte për

Lajme Opinione

Si gjendet presidenti konsensual sipas Haxhiut?

Analisti Baton Haxhiu, deklaroi se në