Situata ka eskaluar në Zveçan, para pak minutash. Siç raportohet nga vendi i ngjarjes, ka pasur përplasje mes ushtarëve të KFOR-it dhe protestuesve. Janë parë edhe disa ushtarë të lënduar të KFOR-it gjatë përplasjeve.
Nga pamjet e publikuara nga mediat lokale, dëgjohen edhe krisma, që nuk dihet se nga vijnë.
Radio Evropa e Lirë raportoi më herët së KFOR-i ndërhyri për shpërndarjen e protestuesve në Zveçan. Paraprakisht i paralajmëroi protestuesit që të shpërndahen, por ata nuk u bindën.
“Ju po shkaktoni trazira. Po e rrezikoni veten dhe komunitetin tuaj. Largohuni nga zona dhe shkoni në shtëpi – në të kundërtën, KFOR-i do të detyrohet të ndërhyjë”, ishte audio-paralajmërimi i KFOR-it.
Siç njoftohet nga Zveçani, ekipet mediale janë strehuar në një lokal, pas tensionimit të situatës atje. /Botapress.info/
![](https://www.gazetaexpress.com/wp-content/uploads/2023/05/348361648_998195921593338_1891144718865017880_n.jpg)