Është tensionuar situata në Kuvendin e Kosovës, derisa deputetë të opozitës nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), duket se janë konfrontuar edhe fizikisht me një pjesë të ekzekutivit.
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe PDK, kanë lëshuar sallë e Kuvendit të Kosovës, pasi sipas tyre kryesuesja Kuvendit nuk po e respekto fjalën e deputetëve.
Ndërsa me të dalur nga salla deputetët e PDK’së, duket se kanë pasur edhe një konfrontim të vogël me disa anëtarë të Qeverisë, ku në pamje duket se njëri nga ta është Faton Peci.
Aktualisht seanca është në 15 minuta pauzë dhe ende nuk dihet çfarë ka ndodhur saktësisht. /Botapress/