Analisti i çështjeve politike, Bleron Baraliu ka shkruar një status se si nuk duhet pranuar gjithçka që kërkojnë ShBA-të.
Me anë të një postimi në Facebook, Baraliu me një gjuhë të ashpër, ka kritikuar gjithë ata që kërkojnë nga Qeveria Kurti ta ruaj me çdo kusht aleancën me ShBA-të.
“U ba turlifarë kastraveci që nAmerikë n’maksimum ka marrë erë si turist ose tue pretendu që ka ardhë ‘me punë’ apo ‘me raportu’ me na tregu se qysh ‘u prishkan raportet me Shtëpinë e Bardhë’! Teveqelë e stokholmista ojëqëist, Amerika nuk është institucion magjik me pozicione të ngurta dogmatike, por një tërësi njerëzish e zyrtarësh që janë mendjehapur, të mirëinformuar, dhe të gatshëm me dëgju argumente se cilat janë zgjidhjet optimale dhe pse jo, nëse jo, ato që propozojnë ata”, ka shkruar Baraliu.
Më pas ai e ka vazhduar kritikën e ashpër ndaj shoqërisë civile, duke thënë se as ish-presidenti i Kosovës, Ibrahim Rugova nuk ishtë kaq nënshtruar ndaj Amerikës.
“Imagjinoni sorrat soroiste të sotit sikur të krrakisnin më 1998&1999: UÇK duhej të përmbysej dhe Kosova ti nënshtrohej presionit për kooperim me dhe nën sërbi! As Ibrahim Rugova nuk ka pranu një shkallë të durimit e nënshtrimit që po propagandoni ju, lëre më populli kur ka vendosur se nuk ka rrugë tjetër veç asaj të lirisë dhe sovranitetit të plotë”, ka shkruar ai.