Komuna e Prishtinës ka bërë të ditur se erërat e forta që kanë mbizotëruar gjatë mbrëmjes kanë shkaktuar dëme të lehta materiale në disa zona të qytetit.
Në njoftim thuhet se ekipet e Zjarrfikësve të Kryeqytetit kanë reaguar menjëherë dhe kanë dalë në terren, duke vazhduar angazhimin edhe në territorin e Komunës së Fushë Kosovës, me qëllim të menaxhimit të situatës dhe evitimit të rreziqeve të mundshme.
Autoritetet komunale u kanë bërë apel qytetarëve që të tregojnë kujdes të shtuar, sidomos gjatë qëndrimit apo lëvizjes në hapësira të hapura dhe pranë objekteve apo strukturave të dëmtuara, të cilat mund të përbëjnë rrezik për sigurinë.
Po ashtu, në rast të emergjencave, qytetarët janë ftuar të kontaktojnë numrat emergjentë të Kryeqytetit për ndihmë dhe asistencë të menjëhershme.



Të tjera
Lajme
Banuesi nga Prishtina mbetet në det në Velipojë për shkak të defektit në motor, shpëtohet nga Policia Kufitare
Në Velipojë Policia Kufitare i ka
Lajme
Mbytet në det 50-vjeçari në Durrës
Një shtetas 50-vjeçar është mbytur pasditen
Lajme
Këto vende do të mbesin pa rrymë nesër e pasnesër
Njoftimet nga KEDS për punimet në