Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, i ka dërguar një mesazh urimi presidentes Vjosa Osmani me rastin e 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës.
Në letrën e publikuar nga Osmani në rrjetet sociale, Erdogan shpreh urimet më të përzemërta për presidenten dhe për popullin mik të Kosovës, në emër të tij dhe të kombit turk.
Ai thekson se marrëdhëniet e veçanta ndërmjet Turqisë dhe Kosovës, të mbështetura në lidhje të forta historike, njerëzore, kulturore dhe ekonomike, do të vazhdojnë të forcohen në bazë të respektit dhe besimit të ndërsjellë.
Presidenti turk rikujtoi se Turqia ka qenë ndër vendet e para që ka njohur Pavarësinë e Kosovës dhe nënvizoi se Ankaraja do të vazhdojë të mbështesë ruajtjen e sovranitetit dhe integritetit territorial të saj, si dhe forcimin e pozitës ndërkombëtare.
Në mesazhin e tij, Erdogan përmend edhe angazhimin e Turqisë në kuadër të misionit të NATO-s në Kosovë, duke theksuar se marrja për herë të dytë e komandës së KFOR-it nga Turqia do të kontribuojë në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në rajon.
Gjithashtu, presidenti turk ftoi Osmanin për pjesëmarrje në Forumin e Diplomacisë në Antalia, që do të mbahet më 17–19 prill.



Të tjera
Aktuale
Ngritet Flamuri dhe intonohet Himni i Kosovës në Otava të Kanadasë
Me rastin e 18 vjetorot te
Aktuale
Presidenti kroat uron Kosovën për përvjetorin e Pavarsisë
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka
Aktuale
Gjykata në Mynih e dënon me burg të përjetshëm kosovarin 34 vjeçar
Një burrë në Mynih është dënuar