Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan ka uruar qytetarët e Kosovës me rastin e 14 vjetorit të shpalljes së pavarësisë, shkruan Gazeta Botapress.
Në një postim në Twitter, Erdogan ka deklaruar se me Kosovën kanë miqësi historike dhe lidhje vëllazërore.
“Uroj përvjetorin e pavarësisë së Kosovës, me të cilën kemi miqësi historike dhe lidhje vëllazërore. I uroj paqe, prosperitet dhe mirëqenie popullit vëllazëror të Kosovës dhe u dërgoj përshëndetjet e përgëzimet e mia”, ka shkruar presidenti turk.
Turqia ishte një nga vendet e para që në 17 shkurt 2008 njohu Pavarësinë e Kosovës.
Më poshtë postimi i plotë i tij. /Botapress.info/