Një seri fitoresh diplomatike, si marrëveshja për të rifilluar eksportet e drithërave të Ukrainës, favorizojnw Recep Tayyip Erdoğan nga kriza ekonomike e Turqisë dhe ofron një plan të strategjisë së tij të fushatës për zgjedhjet e vitit të ardhshëm.
Ndërsa përgatitet për atë që po formohet si sfida më e madhe elektorale e qeverisjes së tij gati 20-vjeçare, presidenti po luan me arritjet e tij në skenën globale.
“Turqia po kalon periudhën e saj më të fortë politikisht, ushtarakisht dhe diplomatikisht,” i tha ai një turme mijëra njerëzish në Turqinë veriperëndimore në fundjavë, një ditë pasi zhvilloi bisedime në Rusi me Presidentin Vladimir Putin.
Mediat e huaja shkruajnë se çelësi për diplomacinë e Erdoganit në Lindjen e Mesme dhe më gjerë është ajo që ai e quajti “mirëkuptimi i tij i përbashkët, bazuar në besimin dhe respektin reciprok” me Putinin, një marrëdhënie që shkakton shqetësim në rritje midis partnerëve të NATO-s të Turqisë që kur Rusia pushtoi Ukrainën.
Rusia thotë se po zhvillon një “operacion special ushtarak” për të çliruar Ukrainën nga nacionalistët dhe për të mbrojtur komunitetet rusishtfolëse.
Turqia ka kërkuar të arrijë një ekuilibër duke kritikuar pushtimin rus dhe duke i ofruar Ukrainës me armë, ndërkohë që ka refuzuar t’i bashkohet Perëndimit në vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë, një qëndrim që ajo thotë se ka ndihmuar përpjekjet e saj ndërmjetësuese të korrin rezultate.