Të dielën në Stacionin Policor në Pejë ёshtё paraqitur një mërgimtar nga Gjermania, ai ka deklaruar se me të hyrë nё shtёpinё e tij e cila ndodhet nё rrugën “Shёn Jeronimi” nё Pejё, ka vërejtur sё shtёpia ёshtё boshatisur nga person/a tё panjohur.
Viktima deklaron se që pesё vite nuk ka qenё nё shtёpinё e tij dhe nga shtёpia iu janё vjedhur: “Nxemja komplet, tё gjithё radiatorёt e shtёpisё, të gjitha dhomat e fjetjes, mobilet e sallonit, kuzhinën komplet me te gjitha pajisjet teknike, rroba të veshjes etj. Vlera e dëmit sipas viktimës arrin diku rreth dyzet e pesё mijё (45.000) euro”
Lidhur me rastin policia njofton se ёshtё identifikuar dhe arrestuar i dyshuari: I.B. i lindur me 1983.
I dyshuari pas intervistimit nё prezencёn e avokatit mbrojtёs, me vendim tё prokurorit tё shtetit ёshtё ndaluar pёr 48-orё./Botapress.info/