“Presidente e Radoiçiqit”, kështu e quajti deputeti i PDK-së, Ardian Kastrati presidenten e vendit, Vjosa Osmanin, për të cilën adresoi kritikat e tij duke thënë se pikërisht me politikën të cilën e kritikonte dikur ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin, erdhi në pushtet vetë/
Kastrati tha se Osmani ndër vite shprehu gjuhë helmuese për të parin e PDK-së si dhe figurat tjera të kësaj partie, teksa shtoi se ardhja e saj në pushtet u dëshmua, sipas tij, që ndodhi me leje të presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq.
“U dokumentua hapur se Vjosa Osmani u zgjodh me votat e Listës Sërpska në koordinim me Radoiçiqin, tash a ka qenë Pacolli, a Hasani, a Hyseni nuk ka rëndësi, me rëndësi është që ajo është zgjedhur me votat e Listës Sërpska. Në fund të fundit, ndoshta s’ka kurrfarë problem të zgjedhesh me votat e deputetëve nga çfarëdo partie të vijnë, edhe pse ne kemi vlerësimet tona për Listën Sërpska. Ama, kjo, e cila ka ardhë në pushtet vetëm me gjuhë helmuese kundër Hashim Thaçiq, kundër Kadri Veselit, kundër opozitës, duke i akuzuar me gjuhë helmuese kryesisht për bashkëpunim me Listën Sërpska dhe me Radoiciqin, kjo është pikërisht ajo që qenka zgjedhur me votat e Listës Sërpska si president, respektivisht me koordinim me Radoiciqin, e që i bie me leje të Vuciqit”, u shpreh Kastrati.



Të tjera
Lajme Sport
Policia e Sllovakisë merr masa të rrepta para duelit Kosovë – Sllovaki
Policia e Sllovakisë ka njoftuar se
Aktuale
Vendimi i Kushtetueses: Avantazhe për disa, zgjidhje për askënd
Në një moment të ndjeshëm politik,
Aktuale
Aktgjykimi i Kushtetueses, artikulli i RLI: Kosova në prag të kolapsit institucional
Gjykata Kushtetuese, ditën e djeshme nxori