Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka qenë i ashpër dhe i drejtpërdrejtë me Qeverinë e Albin Kurtit, për shkak të zhvillimeve në veri. Ai e bëri të ditur se marrëdhëniet bilaterale nuk kanë qenë asnjëherë më të këqija se tani dhe paralajmëroi edhe ndëshkim përveç qortimit.
Përveç se ka përmendur pasoja për Kosovën dhe për raportet e saj me SHBA-në, Hovenier ka treguar se nuk ka gatishmëri të zyrtarëve të lartë amerikanë për t’u takuar me zyrtarët e lartë të Kosovës.
“Do të befasoheshim sikur në rrethanat e tanishme do të kishte gatishmëri për takime të zyrtarëve të lartë, edhe nga SHBA-ja në Kosovë, edhe anasjelltas”, ka thënë Hovenier.
Pamje dramatike: Autoblinda, kamionë e dhjetra vetura të KFOR-it nisen dejt veriut
Ky qëndrim i SHBA-së, siç thotë ambasadori amerikan, vjen pasi Qeveria e Kosovës vendosi që njëanshëm dhe pa koordinim me SHBA-në të fusë kryetarët e rinj shqiptarë në tri komunat me shumicë serbe, përkundër rezistencës së turmave të banorëve lokalë.
Poashtu, Hovenier thotë se SHBA-ja ia ka bërë Kurtit dy kërkesa, por ai nuk u është përgjigjur.
Që relacionet nuk ishin të mira me partinë dhe tani me dy qeveritë Kurti dhe SHBA’së dihej tashmë ka kohë përkundër deklaratave të kundërta. Një prej deklaratave më të ashpra ndonjëherë ishte bërë nga një zyrtar i lartë amerikan ndërlidhur me veprimtarinë politike të VV’së, Philip Reeker i kishte quajtur palaço. Më vonë zyrtarët kosovarë ishin injoruar dhe ndaluar vizitat në SHBA pikërisht gjatë krizave të kaluar.
Përflitej se me rekomandimin e ShBA’së anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Europës ishte pezulluar, për të mos thënë ndaluar vitin e kaluar.
Albin Kurti dhe Vetëvendosje gjatë kohë janë akuzuar se janë anti-amerikanë dhe me veprimet dhe politikat e tyre nuk i kanë kotribuuar reputacionit të tyre. Deklarata e qëndrime të pamatura majtiste ekstreme të eksponentëve e aktivistëve të tyre vetëm se i kanë shtuar këtij opinioni./Botapress.info/