Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Enver Hasani, ka shprehur dyshime edhe për një mandat të dytë presidencial të Vjosa Osmani, duke thënë se nuk beson se Kurti do të mbështeste një figurë që, sipas tij, paraqet sfidë të vazhdueshme për autoritetin e tij.
Duke iu referuar Marrëveshjes së Ohrit të vitit 2023, ai tha se Kurti ka pranuar autonominë politike për serbët në Kosovë dhe se në përzgjedhjen e presidentit do të preferojë një person “lojal”, me tipare të forta morale e patriotike, raporton Kossev.
Lidhur me deklaratën e ministrit të Jashtëm për zhvillimin e dialogut me Serbinë përmes ministrisë, Hasani tha se kjo është pjesë e stilit propagandistik të komunikimit të Kurtit dhe shërben si përgatitje për zbatimin e detyrimeve nga Marrëveshja e Ohrit.
Ai shtoi se Kosova nuk ka luksin të refuzojë iniciativa amerikane, duke komentuar vendimin për t’iu bashkuar Komitetit për Paqe të presidentit amerikan Donald Trump, dhe vlerësoi se Forca e Sigurisë së Kosovës ka kapacitete të mjaftueshme për misione të tilla.
Sa i përket procesit ndaj ish-drejtuesve të UÇK-së në Gjykatën Speciale në Hagë, Hasani tha se akuza për “ndërmarrje të përbashkët kriminale” është e pabazë dhe e padëshmueshme, duke theksuar se zyrtarët e lartë perëndimorë të kohës kishin kontroll të plotë mbi situatën gjatë viteve 1998–1999.



Të tjera
Aktuale
Prokurori i Shtetit: 42 aktakuza ndaj 49 personave për vepra të ndryshme penale
Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik
Aktuale
A do ta votojë VV-ja Vjosa Osmanin për Presidente? Flet Arbërie Nagavci
Kosova ka hyrë në fazën vendimtare
Aktuale
Serwer: I zhgënjyer me Gjykatën Speciale, viktimat po kthehen në dhunues
Eksperti amerikan për Ballkanin Perëndimor, Daniel