Mosftesa e Kosovës nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës në Samitin e Demokracive ka ngjallur edhe reagimin e Endrit Thaçit, djalit të ish-presidentit Hashim Thaçi.
Ai ka publikuar disa fotografi të babait të tij me udhëheqësit e ShBA’së ndër vite.
Fotoja e parë që ka publikuar ka qenë ajo me Presidentin aktual të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden.
Në fotot e tjera shihet Thaçi me ish-presidentin George Ë.Bush, me ish-çiftin presidencial, Barack dhe Michele Obama, ish-çiftin presidencial Donald dhe Melania Trump, ish-presidentin Bill Clinton dhe ish-sekretaren Hillary Clinton.
“Koha kur kishte kush të përkujdesej për Kosovën dhe të mbaheshin lidhjet e forta me miqtë ndërkombëtarë”, ka qenë përshkrimi që ai u ka vendosur gjithë këtyre fotove.
Prestigjiozja amerikane “Politico”, ka publikuar dje listën e shteteve të ftuara nga Shtëpia e Bardhë, për Samitin e Demokracive që do të mbahet në dhjetor të këtij viti. Në këtë listë, figurojnë 100 shtete, por jo edhe Kosova, Serbia dhe Bosnja. Mosftesa e Kosovës në këtë samit, ka ngjallur reagime të shumta.
![](https://www.gazetaexpress.com/wp-content/uploads/2021/11/253191111_301078464990449_8986678784152210714_n-277x600.jpg)
![](https://www.gazetaexpress.com/wp-content/uploads/2021/11/253727648_300231768413742_1006110957899911403_n-1-277x600.jpg)
![](https://www.gazetaexpress.com/wp-content/uploads/2021/11/253054261_208112431437554_7052115065728524003_n-277x600.jpg)
![](https://www.gazetaexpress.com/wp-content/uploads/2021/11/253849909_635555114481955_8090416000880697757_n-277x600.jpg)
![](https://www.gazetaexpress.com/wp-content/uploads/2021/11/253327922_903404293620705_3948318716290635113_n-277x600.jpg)
![](https://www.gazetaexpress.com/wp-content/uploads/2021/11/253704830_362072652338890_7250200994499500136_n-277x600.jpg)