Të njëjtit janë arrestuar pasi që kishin blerë emblema të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në një dyqan blerjesh në Prishtinës.
Por ende pa kaluar 48 orë nga arrestimi i tyre ata veçse janë liruar.
Kjo është bërë e ditur nga Prokuroria Speciale në vend.
Prokuroria ka njoftuar se serbët janë liruar pasi që për momentin nuk ka prova që çështja të mund të procedohet për në gjykatë.
Përpos kësaj lidhur me gjetjen e këtyre emblemave, sipas Prokurorisë të arrestuarit kanë deklaruar se janë koleksionues të emblemave.
Ndryshe serbët u arrestuan në lagjen Dradogan të Prishtinës.
Përpos tre serbëve të arrestuar bashkë me ta Policia e Kosovës ka arrestuar edhe dy shqiptarë, njëri nga Prishtina e tjetri nga Komuna e Gjilanit.
Ndryshe në bazë të deklarimeve të para është theksuar se tek serbët janë gjetur pesë emblema, të cilat ishin blerë në një prej dyqaneve në kryeqytet.
Tre shtetasit serbë kishin hyrë në Kosovë përmes pikë kalimit kufitar “Dheu i Bardhë” në Gjilan, gjersa automjetin e tyre me targa të Nishit e kishin lënë aty dhe më pas kishin udhëtuar me një veturë të njërit prej shqiptarëve i cili edhe i solli në Prishtinë.