Një aksident i rëndë në New York i mori jetën një 23-vjeçareje shtatzënë, me origjinë nga Shqipëria, e identifikuar si Adriana Sylmetaj.
E reja shtatzënë ka qenë duke udhëtuar në automjet me bashkëshortin e saj, Adem Nikeziç në gjendje të dehur.
Si pasojë e shpejtësisë jashtë normave të lejuara, humbi jetën bashkëshortja, Adriana Sylmetaj, e cila priste të lindte një vajzë në prill. Aksidenti tragjik ka ndodhur rreth orës 4:45 të mëngjesit të së shtunës. Sipas njoftimeve të mediave të huaja, bashkëshortja e tij ka dalë jashtë makinës dhe është përplasur më një mur, ndërsa makina është ndarë në tre pjesë duke lënë të plagosur 30-vjeçarin Adem Nikeziç.
Një zëdhënës i Departamentit të Policisë së Nju Jorkut tha se i riu akuzohet për vrasje nga pakujdesia dhe drejtim i mjetit në gjendje të dehur. Bashkëshorti i saj, dërgua në Spitalin North University Staten Island pas aksidentit, ndërsa oficerët e policisë zbuluan se ai ishte nën ndikimin e alkoolit. Sipas një regjistri çifti shqiptar ishte në pritje të lindjes së një vajze më 12 prill.