Afati kushtetues për zgjedhjen e Presidentit të Republikës së Kosovës po afrohet, ndërsa 4 marsi mbetet data e fundit kur Kuvendi duhet të arrijë ta zgjedhë kreun e ri të shtetit.
Në të kundërtën, vendi rrezikon të shkojë në zgjedhje të reja parlamentare duke e futur skenën politike në një tjetër cikël paqartësish.
Derisa emri i presidentes aktuale, Vjosa Osmani vazhdon të përmendet si opsioni më i mundshëm për një mandat të ri, në media janë përfolur edhe emra të tjerë potencialë.
Mes tyre, në opinion janë lakuar edhe disa anëtarë të familjes Jashari, si figura që mund të propozohen për postin e presidentit.
Kryetarja e Nova Demokratska Stranka (NDS), Emilja Rexhepi ka bërë të ditur për “Front Online” se partia e saj po pret propozimin zyrtar nga Kryeministri Albin Kurti për kandidaturën e presidentes së ardhshme të Kosovës.
Rexhepi tha se dje ka zhvilluar një takim me Vjosa Osmani dhe nuk ka asnjë problem të mbështesë votimin e saj.
“Po presim propozimin zyrtar nga Kryeministri Kurti në lidhje me kandidaten për presidenten tonë të ardhshme. Dje u takova me Presidenten Osmani dhe nuk kam problem të votoj për të nëse ajo është përsëri kandidate”, u shpreh Rexhepi.



Të tjera
Uncategorized
Metodi di pagamento sicuri e veloci disponibili su Star Casino
In questo articolo esploreremo i metodi
Lajme
Banuesi nga Prishtina mbetet në det në Velipojë për shkak të defektit në motor, shpëtohet nga Policia Kufitare
Në Velipojë Policia Kufitare i ka
Lajme
Mbytet në det 50-vjeçari në Durrës
Një shtetas 50-vjeçar është mbytur pasditen