Botapress 18 Qershor – Infektologu Arben Vishaj është emëruar ushtrues i detyrës së drejtorit të Klinikës Infektive në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës, Lajmin për Gazetën Express e kanë konfirmuar nga zyra për media në Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës.
“Mund të ju konfirmojmë se Arben Vishaj është emëruar u.d i Klinikës Infektive”, kanë deklaruar nga SHSKUK’ja.
Emërimi i tij vjen pas dorëheqjes së Izet Sadiku i cili mbajti këtë pozitë për rreth 3 muaj. Sadiku poashtu ishte emëruar ud. pas dorëheqjes së Lindita Ajazi-Berishes.
Ai kishte deklaruar se ka dhënë dorëheqje për arsye personale dhe se në krye të Infektives kishte ardhur për shkak se gjendja me pandeminë ishte e rëndë dhe klinika ishte pa drejtor.
“Kam dhënë dorëheqje tash e tri javë për arsye personale. Unë e kam marrë klinikën në kohën kur ka pas shumë raste me COVID-19 për shkak se ka qenë pa drejtor, tash kam dhënë dorëheqje sepse ka qenë për një periudhë kalimtare”, kishte thënë Sadiku.