Asim Halili është zgjedhur zëvendësdrejtor i përgjithshëm i Radio Televizionit të Kosovës (RTK), por që më herët i njëjti ishte suspenduar për shkak të gjuhës fyese ndaj komunitetit LGBTI, shkruan Gazeta Botapress.
Halili vite më parë kishte bërë një status në rrjetin e tij social Facebook, ku kishte fyer rëndë komunitetin LGBTI, e që ishte bërë shkak që ai të suspendohet nga pozita e redaktorit në RTK.
Ndërsa, anëtari i PSD’së Dren Kukaj, ka thënë se Halili ishte i sinkronizuar me ministra dhe zyrtarë të Lëvizjes Vetëvendosje.
“Ishte i sinkronizuar në plotëni me të gjithë ministrat, asambleistët e zyrtarë tjerë të Vetëvendosjes që sot e kanë vendosur këtë ndërmarrje buzë falimentimit për shkak të veprimeve të jashtëligjshme që i kanë ndërmarrë kundrejt saj tash e sa muaj”, ka shkruar ndër të tjera Kukaj në Facebook.
Ky është postimi i ish-redaktorit të RTK’së, Arsim Halilit, tash i zgjedhur zëvendës drejtor i përgjithshëm i RTK:
“Si qytetar i këtij vendi që mëton me shpërthy izolimin shumëvjeçar, i kam tri pyetje koncize:
A është edhe LGBT, kusht për liberalizimin e vizave?
Ky kusht a plotësohet me sapun, a pa sapun?
Edhe e treta, për liberalizim vizash, a ma mirë me sakrifiku me demarkacion a me thobë?!”
KËTU mund të lexoni për suspendimin e Halilit nga RTK në vitin 2016.