Deputetët e Vetëvendosjes, Eman Rrahmani dhe Gramos Agusholli sot u panë më ndryshe në sallën e Kuvendit. Që të dy në një moment ishin ulur në ulëset kah pjesa e opozitës. Lidhur me këtë situatë, Periskopi kontaktoi njërin prej tyre dhe morëm një përgjigje…
Eman Rrahmani në një deklaratë sqaroi se zhvendosja e tyre në ulëse tjera ishte e rastit.
Lëvizja e dyshimtë: Dy deputetët e pakënaqur të Vetëvendosjes ndahen nga kolegët, ulen kah opozita
”Jemi ulë gjatë pauzës kur jemi kthy, për mos me i pengu kolegët tjerë. Ka qenë një votim aty dhe në çdo seancë ulet kushdo që mundet. Nuk është që i kemi ndërru ulëset. E pashë portalet që e keni shpërnda, s’ka të bëjë asgjë veçse është më afër derës. Është praktikë e vazhdueshme e krejt deputetëve. Aty ulen nga gjitha partitë.’’, sqaroi Rrahmani.
Kujtojmë që Rrahmani është një nga deputetët e Vetëvendosjes që po i del kundër partisë në shumë procese. Së fundmi është rasti me grevën, gjë për çka ka hedhur kritika ndaj Qeverisë Kurti./Botapress.info/