Votat e qytetarëve në zgjedhjet lokale të 17 tetorit në Kosovë do të numërohen sot pas mbylljes së vendvotimeve.
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Valmir Elezi, për IndeksOnline ka thënë se pas procesit të numërimit të votave rezultatet pritet publikohen gjatë mbrëmjes. Sipas tij, procesi i numërimit të votave në zgjedhje lokale është më i lehtë se ai i zgjedhjeve të përgjithshme dhe se sipas tij, votat pritet të numërohen më shpejt.
“Përfundon procesi i numërimit të fletëvotimeve për kryetar, një zyrtar e merr një kopje të formularit me rezultate dhe të njëjtat i ngarkon në aplikacioni e KQZ-së. Pastaj, vazhdon numërimi i fletëvotimeve për kuvende komunale dhe pasi të përfundon i gjithë ky proces materialet kthehen në komision komunal të zgjedhjeve dhe prej aty në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve”, tha ai. /Botapress.info/