Në komunën e Klinës në zgjedhjet lokale të 12 tetorit, Zenun Elezaj i AAK-së është renditur i pari, më 48% të votave. Pjesë e balotazhit që do të zhvillohet më 9 nëntor është edhe Sokol Bashota i PDK-së, pasi ka fituar 35.98% të votave
Se kush do të udhëheq në Klinë, impakt të madh do të kenë votuesit e LDK-së.
Kandidati për kryetar të Klinës nga LDK, Arben Limanaj ka thënë se ende nuk janë mbledhur si degë për të vendosur se çfarë qëndrimi do të mbajnë.
“Ne funksionojmë kështu si subjekt, e pas kësaj edhe do të japim qëndrimin tonë. Ende nuk kemi asgjë, kjo pasi ka kaluar vetëm një ditë pas zgjedhjeve. Besoj gjatë javës takohemi dhe konsultohemi”, ka thënë Limanaj për IndeksOnline.
Ky i fundit në zgjedhjet e së dielës ka fituar saktësisht 1 mijë e 700 vota apo 9.86%.
Në anën tjetër, kandidati i VV-së, Ramiz Rrustaj ka fituar vetëm 1 mijë e 50 vota apo 6.09%./IndeksOnline/



Të tjera
Lajme
Përfundon vlerësimi i pakove nga votimi me postë, aprovohen mbi 82 mijë, refuzohen afro 3 mijë
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë
Aktuale
Sadiku: Një person vdiq në autostradë për shkak se qeveria s’e hoqi një copë dhe nga rruga
Deputeti i zgjedhur i Lidhjes Demokratike
Lajme Opinione
Janina Ymeri ia kujton Kurtit parollën e tij të dikurshme: ” Një popull s’i nënshtrohet një njeriu…”
Deputetja e zgjedhur e LDK-se Janina