Mediet lokale raportuan sot se në Komunën e Dragashit ekziston një zyrë ruse, gjë të cilën e mohon kryetari i kësaj komune, Bexhet Xheladini.
Ai tha se kjo informatë nuk është e saktë.
Tutje kryetar i komunës së Dragashit, Behxhet Xheladini, akuzoi një person, Fatir Berzati, i cili, sipas kryetarit të Dragashit, ka bërë dezinformatë lidhur me ekzistimin e një zyre ruse në Dragash.
“Unë, si kryetar i komunës, kur pashë shqetësimet e komunës sime, kam paraqitur disa dyshime, kam thirrur Stacionin e Policisë në Dragash dhe kam shprehur mendimet e mia ndaj këtij personi nëse janë të vërteta këto që thotë apo jo”, tha ai për RTK.
Më tej, kryetari Xheladini sqaroi se si ka organizuar takime me banorë të fshatrave të Opojës e të Gorës për të vërtetuar nëse ka diçka që vërteton thëniet e Berzatit lidhur me ekzistimin e zyrës ruse në Dragash.
“ Si njeri i angazhuar në strukturat e vendit, ku mbi 20 vjet kam punuar mjek në komunën tonë dhe nuk kam hasur ndonjë veprim a diçka që çon në dyshim se ka një zyrë ruse në Dragash”, sqaroi më tutje kryetari Xheladini.
Ndërkohë ai bëri të ditur rastin kur kryetari Xheladini ka qenë duke ushtruar funksionin e kryeshefit ekzekutiv, në komunë ka qenë një zyrë ku ka punuar një administrator rus, Vlladimir Gromov, ndryshe, sipas tij, zyrë ruse në komunën e Dragashit asnjëherë nuk ka pasur.