Janë ekzekutuar pagat e punonjësve shtetërorë, për herë të parë sipas koeficientit të ri të pagave të bazuar në ligjin e ri.
Lajmi është bërë i ditur për Paparacin nga Mursel Zymberi, kryetar i Sindikatës së Shërbyesve Civilë.
Udhëheqësit e sindikatave janë shprehur të shqetësuar sot me procesin e ekzekutimit të pagave për shkak të vonesave në nënshkrimin e Listave të Pagave në institucione.
Ndërron jetë shtatzëna që mbeti e lënduar në aksidentin e rëndë ku humbën jetën katër persona
Me fillim të këtij muaji qeveria ka bërë publike vlerën e koeficientit 105 euro.
Me 63 vota për, Kuvendi i Kosovës e ka miratuar muajin e kaluar projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit mbi ndarjet buxhetore për buxhetin e Kosovës për vitin 2023.
Buxheti i përgjithshëm për paga në sektorin publik për vitin 2023 do të jetë 745 milionë euro.
Me Ligjin e ri për pagat, niveli i koeficienteve është nga 2 deri në 18. Presidentes së shtetit i është caktuar koeficienti më i lartë, sipas të cilit ajo do të ketë pagën më të madhe./Botapress.info/