Katër serbë të vrarë është bilanci i deritanishëm nga aksioni i Policisë së Kosovës në Banjskë të Zveçanit.
Ky aksion erdhi pak orë pasi u vra në detyrë polici i Kosovës, Afrim Bunjaku.
Indeksonline ka siguruar trupat e dy serbëve të vrarë nga Policia e Kosovës të cilët po qëndronin afër manastirit të armatosur deri në “dhëmbë”.
Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se dy serbët janë ekzekutuar nga snajperistë profesionistë të Policisë së Kosovës.
![](https://indeksonline.net/wp-content/uploads/2023/09/379651315_6580859935325553_6643554995677277179_n.jpg)
Kanë qenë po të njëjtat trupa që më pas kanë arritur të tërheqin trupat e tyre nga vendi i ekzekutimit. Pasi ka lokalizuar vendin e ngjarjes, Policia e Kosovës ka gjetur sasi të madhe të armatimit.
Ministri Sveçla ka thënë në një prononcim se vlera e armatimit kap vlerën e rreth 5 milionë eurove.