Policia e Kosovës mbrëmë ka realizuar një operacion të madh në disa nga komunat e Dukagjinit. Burime të Indeksonline bëjnë me dije se aksioni i Policisë është realizuar mbrëmë në komunën e Gjakovës dhe Klinës.
Sipas këtyre burimeve, gjatë këtij aksioni janë arrestuar disa persona të kërkuar. Poashtu është konfiskuar drogë dhe armë gjatë bastisjeve. /Botapresss.info/