Gazeta Sinjali mëson ekskluzivisht identitetin e zyrtarit që sot është arrestuar në Komunën e Gjakovës, nën dyshimin për veprën penale “Marrje e ryshfetit”.
Burimet tona bëjnë të ditur se bëhet fjalë për Kelmend Vula, 61-vjeçar, zyrtar në zyrën për regjistrimin e bizneseve në ARBK – Komuna e Gjakovës.
Ai dyshohet se ka kërkuar dhe marrë para nga një qytetar, për të rregulluar dokumentacionin dhe plotësuar formularin e aplikimit për hapjen e biznesit.
Rasti u zbulua pas një hetimi të zhvilluar nga Njësia Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit (NJRHKEK) në Gjakovë, e cila me urdhër të Gjykatës Themelore aplikoi masën e fshehtë “dhënia dhe marrja e simuluar e ryshfetit”.
Mëngjesin e së hënës, rreth orës 09:30, gjatë kontrollit pranë zyrës së tij, tek i dyshuari u gjetën dhe sekuestruan paratë që paraprakisht i kishte marrë nga i dëmtuari E. H.
Vula është shoqëruar në stacion policor, ku në prani të avokatit mbrojtës ka zgjedhur të mbrohet në heshtje.
Me aktvendim të Prokurorit të Shtetit, atij i është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh.



Të tjera
Lajme
Të shtëna me armë zjarri, lëndohet një person në Gjakovë
Një person është lënduar si pasojë
Aktuale
Aksident në Prizren, veturë godet këmbësorët në trotuar
Një aksident trafiku ka ndodhur sot
Lajme
Aksident në Hajvali, përfshihen një kombi për fëmijë dhe disa motoristë
Një aksident trafiku ka ndodhur para