Gazeta Sinjali pak më parë raportoi për një operacion i organizuar nga njësia për hetimin e narkotikëve që ka çuar në arrestimin e dy personave që dyshohen për shpërndarje të drogës.
Ngjarja ka ndodhur më 17 prill rreth orës 17:30 në magjistralen Ferizaj–Prishtinë, në fshatin Babush.
Siç mësoi Sinjali, DHTN në Ferizaj kishte pranuar informacione operative se dy persona po transportonin një sasi marihuane me qëllim shitjeje në Ferizaj.
Sinjali mëson ekskluzivisht se policia ka ndaluar për kontroll një veturë të tipit Skoda Superb, me targa 01-162-UO, ku ndodheshin: Bardh Neziri, rreth 29-vjeçar – drejtues, Patris Gashi, rreth 31-vjeçar – pasagjer.
Gjatë kontrollit, te pasagjeri është gjetur një qese me marihuanë, ndërsa në veturë, te këmbët e tij, janë zbuluar edhe dy qese të tjera me të njëjtën substancë.
Në total janë sekuestruar mbi 244 gram marihuanë.
Në cilësinë e provave materiale janë konfiskuar: 239.8 gram marihuanë, 5 gram marihuanë, dy telefona mobil (iPhone 12 Pro dhe iPhone 13 Pro Max), një veturë “Skoda Superb” me dokumentacion përkatës, një çelës veture “Renault”, një pako me letra për mbështjellje të marihuanës, para në vlerë prej 20 euro.
Të dyshuarit janë arrestuar në vendin e ngjarjes dhe janë shoqëruar në zyrat e DHTN në Ferizaj.
Me urdhër të prokurorit, ndaj tyre është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.
Në vazhdim të operacionit, policia ka kryer edhe kontrolle në tri lokacione në Prishtinë, por gjatë bastisjeve nuk është gjetur asgjë e dyshuar.
Rasti po hetohet për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve”.



Të tjera
Lajme
Banuesi nga Prishtina mbetet në det në Velipojë për shkak të defektit në motor, shpëtohet nga Policia Kufitare
Në Velipojë Policia Kufitare i ka
Lajme
Mbytet në det 50-vjeçari në Durrës
Një shtetas 50-vjeçar është mbytur pasditen
Lajme
Këto vende do të mbesin pa rrymë nesër e pasnesër
Njoftimet nga KEDS për punimet në