Në komunën e Lipjanit, përsëri kandidat nga LDK do të jetë Imri Ahmeti, që kërkon mandatin e tretë. Por, kush do të jetë kandidat i LVV-së për kryetar në zgjedhjet lokale?
Gazeta përmes burimeve mëson që Lëvizja Vetëvendosje do ta kandidoj Adnan Rrustemin për kryetar të Lipjanit.
![](https://indeksonline.net/wp-content/uploads/2021/06/197760951_488642122348295_5893000274475659330_n.jpg)
Rrustemi momentalisht është deputet i LVV-së, pasi arriti të siguroi votat e mjaftueshme në zgjedhejt e 14 shkurtit.Pas përfundimit të procedurave të kandidimit, kandidati i LVV-së në Lipjan me shumë gjasë do të jetë Adnan Rrustemi.
Lëvizja Vetëvendosje shënoi fitore bindëse në zgjedhjet nacionale që u mbajtën me 14 shkurt këtë vit.Ky subjekt synon që ta fitoj këtë komunë./Botapress/