Një ngjarje tragjike ka ndodhur sot në fshatin Raskovë të Obiliqit, ku një grua është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e saj. Burime të Gazetës Sinjali bëjnë me dije se bëhet fjalë për 47-vjeçaren Fitime M. Isufi, e cila dyshohet se ka kryer vetëvrasje përmes varjes në litar.
Rasti është raportuar më 18 prill 2025, rreth orës 13:00, kur nga QKMF-Obiliq është dhënë njoftimi për një person të vdekur në një shtëpi në rrugën “Dukati” në fshatin Raskovë.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet relevante policore dhe ambulanca, ku është gjetur viktima e varur me litar në derën e një dhome të shtëpisë ku ajo banonte.
Mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen në vend, ndërsa Policia ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore.
Në cilësinë e dëshmitarëve, janë intervistuar tre familjarë të ngushtë të viktimës.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe zyrtarët e IML-së, të cilët me urdhër të Prokurorit të rastit e kanë marrë trupin e pajetë për ta dërguar në obduksion.
Lidhur me rastin, është iniciuar procedura “Hetim mbi vdekjen”, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave janë në zhvillim.



Të tjera
Shëndetësi
Cila është metoda për t’iu rikthyer gjumit pasi të zgjoheni natën?
Një mjek britanik ka ndarë një
Aktuale
Lumir Abdixhiku uron besimtarët myslimanë për nisjen e Ramazanit
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka
Showbiz
E dashura e Bellinghamit ia vë “flakën” rrjetit me postimet e fundit
Ashlyn Castro, influencerja dhe e dashura