Edhe pse u bë pjesë e lojës tre javë më vonë, Einxhel spikati që në fillim për karakterin e saj. Konkurrentja është nominuar plot 19 herë nga banorët brenda shtëpisë së famshme por ia doli që të prekte finalen e madhe.
Kjo e ka bërë atë konkurrenten e cila është nominuar më së shumti në historinë e “Big Brother” në të gjithë botën.
Në njërin prej rasteve, ajo u eliminua nga shtëpia por u rikthye me biletën e kthimit. Kështu ajo ka lënë pas konkurrenten e “Big Brother America”, Janelle Pierzina, e cila ka qenë në nominim 13 herë.