Einxhel e ka kujtuar finalen e “BBVA 1”, me anë të një postimi në rrjete sociale, ku ka ndarë dhe një mesazh publik për finalistët, Ilirin, Donaldin dhe Beniadën.
Ajo ka shkruar se ndihet krenare për finalen e merituar që ata kishin.
“Ta ndash finalen me miken e ngushte te atij rrugetimi dhe dy ‘rivalet’ e mi tregon qe ajo eksperience eshte me shume se nje gare…S’ja kam thenë kurre ndoshta, por sot me shume se kurre jam krenare per finalen e merituar qe patem secili prej nesh!!”, ka shkruar Einxhel.
Kujtojmë se sot është bërë një vit që nga finalja e “Big Brother VIP Albania 1” ku çmimin e madh e fitoi balerini, Ilir Shaqiri.