Egzona Gashi, psikologe më profesion, që katër vite udhëheq Qendrën Ditore për Fëmijë në Situatë Rruge në Prishtinë. Kjo qendër është bërë strehë ditore për shumë fëmijë lëmoshkërkues.
Egzona është e përkushtuar që të inkurajojë fëmijët të shkojnë në shkollë, në mënyrë që zgjatja e duarve për kërkim lëmoshe, për ta të mbetet histori.