Egzon Pacolli nga Lidhja Demokratike e Kosovës, ka hedhur akuza të rënda ndaj ministrit të Administrimit dhe Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, duke e akuzuar për shpërdorim të resurseve shtetërore në përdorimin e veturës zyrtare.
Përmes një postimi në rrjete sociale, Pacolli ka publikuar të dhëna sipas të cilave vetëm gjatë muajit prill, ministri Krasniqi ka harxhuar 750 litra naftë dhe ka përshkuar 15 mijë kilometra për 20 ditë pune.
“750 litra naftë. 15 mijë kilometra. 20 ditë pune. Kaq ka harxhuar Elbert Krasniqi, vetëm për veturën e tij zyrtare gjatë muajit prill,” ka shkruar Pacolli.
Ai ironizoi me distancën, duke thënë se për një muaj, Krasniqi ka bërë aq kilometra sa do të mjaftonin për të udhëtuar deri në Kanadë dhe për t’u kthyer prapë.
“Nëse i ndajmë, del që çdo ditë pune ka bërë 750 kilometra. Nëse e llogarisim me kohë, i bie që Elbert Krasniqi ka kaluar rreth 10 orë në ditë në veturë,” thekson Pacolli.
Në fund, Pacolli akuzon drejtëpërdrejt qeveritarët për abuzim me fonde publike: “Këta edhe në naftë vjedhin!”



Të tjera
Uncategorized
Metier Weddenschap En Early Selection Madison Casino • BE Register & Win
Mega gokcasino netwerk antioftalmische factor massieve
Uncategorized
Gamey Natural Selection Astatine JL77 Gambling Casino New Zealand Claim Free Spins Guts Online Casino
Pros and bunco game of DreamPH
Uncategorized
Slot Czasowy Urok Kasyno Hazardowe region europejski Claim Free Spins https://pl-sapphirebet.com
Jak długo przewidująco ćwiczyć wspinać się