Futbollisti i Kosovës, Edon Zhegrova, ka arritur marrëveshje për kalim te Juventusi, ndërsa gjiganti italian tashmë ka nisur bisedimet me klubin francez Lille, ka raportuar “Tuttosport” të mërkurën.
Kontrata e 26-vjeçarit me Lillein përfundon në qershor të vitit të ardhshëm, ndërsa Zhegrova raportohet se ka arritur marrëveshje prej 2.5 milionë eurosh në vit deri më 2030 me “Zonjën e Vjetër”.
Sipas raportimeve, Zhegrova e ka njoftuar Lillein se nuk do të vazhdojë kontratën, gjë që ka shtyrë francezët të mendojnë për shitjen e tij.
Lille ka përjetuar humbje të një tjetri ylli këtë vit, kur Jonathan David kaloi te Juventusi, dhe tani dëshiron të shmangë të njëjtin skenar me Zhegrovën verën e ardhshme.
Në tavolinë, Lille ka kërkuar rreth 25 milionë euro për futbollistin, por Juventusi shpreson të sigurojë shërbimet e kosovarit për më pak se 20 milionë euro.



Të tjera
Lajme
Dalin rezultatet e para për kandidatët, kush janë më të votuarit në AAK
Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve (KQZ), ka
Lajme
Numërohen votat e para, këta janë 10 më të votuarit e VV-së deri tash
Në webfaqen e Komisionit Qendror të
Lajme
Numërimi i votave, kush janë më të votuarit te LDK?
Në webfaqen e Komisionit Qendror të